Sinan Idrizi zbardh merkaton e vlonjatëve

sinan

Ekipi i Flamurtarit vijon fazën përgatitore në Turqi, por drejtuesit e saj kanë nisur nga puna në Vlorë.

Presidenti Sinan Idrizi ka mbledhur bordin drejtues të skuadrës për të vënë pikat mbi “i” për ekipin që drejtojnë.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe Ardi Behari e Vangjel Laluci, ku sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” është folur më tepër për merkaton.

Mësohet se fillimisht Idrizi i është drejtuar të pranishmëve me këto fjalë:

“Një sulmues cilësor, dy mbrojtës dhe një mesfushor na duhen për të bërë një ekip më të fortë. Jam i gatshëm që të plotësoj çdo kërkesë financiare të lojtarëve që duan të afrohen te ne, ndaj ju mos ngurroni, vazhdoni punën për të më sjellë lojtarë cilësorë.”

Ndërkohë gjithashtu Idrizi i ka bërë apel anëtarëve të bordit, që në ekip nuk duhet të kthehet asnjë nga ish- lojtarët e Flamurtarit:

“Nuk ka asnjë shans që te Flamurtari të rikthehen lojtarët që janë larguar. Ka lojtarë që janë larguar dhe më kërkojnë të vijnë sërish. Ata e kanë treguar veten se çfarë kanë dhënë, kanë ikur dhe tani janë një kapitull i mbyllur. Nuk mund të vijnë më te Flamurtari”, ka thënë Idrizi.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti