Rrëshqet në akull, vdes një person në Vlorë
Qiriu.net

akull

Një person ka humbur jetën në Vlorë pasi është rrëzuar. Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10.00, në fshatin Panaja, në oborrin e banesës, ka rrëshqitur nga akulli i moshuari T.Ll., 80 vjeç.

Të moshuarit i kanë ardhur në ndihmë familjarët duke e transportuar me urgjencë në spital.

Por si pasojë e përplasjes 80-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pa mbërritur në duart e bluzave të bardha.

Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, ndërsa për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

Ju sugjerojmë
Lajme
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti