VIDEO/ Incident në emisionin ‘Stop’, balerina ngre këmbët dhe... ndodh ajo që s'pritej

 

Të jesh balerinë jo gjithmonë do të thotë se ke një profesion i lehtë. Këtë mund t’jua shpjegojë balerina emisionit “Stop”, e cila të premten e kaluar u bë protagoniste e një incidenti gjatë transmetimit “live”, shkruan Syri.net.

Bëhet fjalë për balerinën Alba Hoxha, brunen simpatike të emisionit investigativ. Ndërsa po trajtohej në emisionin një temë me komente mbi fotografitë të veçanta, më saktë për një fotografi ku shikoheshin disa nxënës që kapërcenin kangjellat e portës për të ikur nga shkolla, moderatorët Saimiri dhe Genti i kërkuan Albës të japë shembull se si ‘ngrihet’ këmba për të kaluar murin.

Alba, tejet e zellshme për të dhënë shembullin e saj, sigurisht me elasticitetin e një balerinë profesioniste, e ngre këmbën deri në limitet e një sparkate vertikal.

Por ndërsa po e ulte këmbën pas këtij ushtrimi të saj, papritur taka shumë e gjatë e këpucëve të saj u fut në një vrimë të rrjetave të çorapeve (getave) të saj dhe i shqeu ato.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shikoni në minutën 6 të videos së më poshtme se çfarë i bën Saimiri, i cili vendos ta “demaskojë” publikisht këtë incident të pakëndshëm të balerinës. 

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti