Dëbora e ditëve të fundit vërteton profecinë e frikshme për "Fundin e botës"

Një filozof italian rreth 500 vjet më parë ka bërë një parashikim që rënia e dëborës për dy ditë më radhë në qytetin me diell të Salentos do të ishte një shenjë e "Fundit të botës". Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora. "Daily mail" shkruan se “Nostradamusi italian”

Tafuri, i cili jetoi nga 1492 – 1582, ishte një prej personaliteteve më të shquara të rajonit të Apulias në Italinë e shekullit të 16. Tafuri ishte një admirues i literaturës greke dhe latine, një fizikan dhe astrolog i talentuar. Duke paralajmëruar se dy ditë dëborë në Salento do të çonte në fundin e botë, ai shkroi: “Salento e palmave dhe erërave të buta jugore, Salento me dëborë. Dy ditë dëborë, dy shkëndija në qiell, e di që bota do të marrë fund.” Gjatë fundjavës në Salento ra dëborë, shkollat u mbyllën pasi pjesa jugore e Italisë nuk është mësuar me reshje të dendura dëbore. Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet në ditët e sotme.

Kuriozitete
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri