Borë bie në opozitë
Qiriu.net

taulanti-e1477411408593

Taulant Kopliku

Ndersa shqiptaret po i gezohen bores me statuse e selfie, nje lajm jo aq i parendesishem ka kaluar disi pa u vene re ne kete fillimviti elektoral. Televizioni i vetem me fryme opozitare ne Tirane, ABC News ka larguar me "lezet" drejtorin e saj duke i hapur rruge ndryshimit te linjes editoriale e cila sipas gjasave do jete e kapur fort nga pushteti. Ne te njejten dite, edhe gazeta cerek opozitare Mapo, ka larguar drejtorin Alfred Lela, i njohur si njeri i afert i Lul Bashes per tu vene 100% ne sherbim te padroneve te rinj te Henri Cilit.
E thene shkurt, kjo eshte kembane alarmi per opozitarizmin, qe ne realitet eshte ne ditet me te keqija ne cerekshekulli pluralizem politik.
Aktualisht kryeqyteti shqiptar, qe eshte dhe furnizuesi thuajse i vetem me lajme politike ne Shqiperi, ka te gjitha televizionet te rreshtuara si ushtare te bindur ne krah te kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut te Tiranes Veliaj.
Te njejten gje bejne dhe gazetat kryesore ne vend. Secili ne gare se kush te beje sherbimet e duhura ne kembim te llokmes me te majme.
Duhet konsideruar fat per shqiptaret hapja e disa portaleve qe megjithe mangesite e problematikat, po kthehen ne burimin e vetem te informacionit pa filter qe vjen nga terreni.
Censura tashme eshte kthyer ne normalitet, dhe gazetaret ne kavie te ketyre laboratoreve te fabrikimit te lajmit. Personalisht ndjek jo pa pezmatim sesi koleget e mij te mediave me te rendesishme ne vend nxitojne te shprehin ne fb, neper statuse, ato qe nuk arrijne apo me keq nuk guxojne ti shprehin ne redaksite ku punojne.
Mediat po prekin gradualisht fundit, ndersa ne kete vit te rendesishem per fatet e vendit, shqiptaret duket se jane te detyruar te shohin nje ndeshje me nje porte te vetme, e me gjyqtare te blere.
Me keq akoma kur skuadra sfiduese ka nje kapiten pa b*le.
Zoti e ruajte opozitarizmin.

Ju sugjerojmë
Opinion
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti