Messenger vazhdon të bëhet edhe “më i mërzitshëm”

messenger_1492566197-3769401

Rrjeti social do të fusë së fundmi një përditësim i cili favorizon bizneset por sigurisht do të jetë një gjë e mërzitshme për përdoruesit. 

Përditësimi i ri, i quajtur “Discover”, do të ju rekomandojë gjërat për të cilat jeni duke biseduar me miqët në aplikacionin “Messenger”, transmeton lajmi.net

Messenger mund të ndërpresë bisedat tuaja me miqët, për të ju shpjeguar dhe rekomanduar në lidhje me gjërat tjera dhe bizneset.

Për shembull, nëse jeni duke folur për ushqimin, Messengeri mund t’ua rekomandojë vendin më të afërt për të ngrënë ose diçka të ngjashme.

Sigurisht, lajmi nuk është pritur mirë nga përdoruesit dhe thuhet se kjo do të jetë tejet e bezdisshme. Kujtojmë se as storjet në Messenger nuk janë pritur mirë.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti