Çfarë po ndodh me Majkëll Shumakerin

shumi_1

Ka kaluar më shumë se dy muaj kur ish-menaxheri i shtatë herë pilotit të Formua 1, Majkëll Shumaker foli kundër bashkëshortes së gjermanit, se i kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me të dhe nuk e linte ta vizitonte. Vili Veber në atë kohë ka folur edhe për gjendjen e Shumit, duke thënë se nuk kishte pasur fare përmirësim, ndërsa ishte pikërisht gruaja e tij ajo që nuk lejonte informacione rreth situatës së tij.

Por, ajo ishte deklaratat e fundit e Veber, i cili ashtu si shumë të tjerë nuk kanë dhënë më asnjë informacion rreth gjendjes shëndetësore së Shumaker, i cili sipas të gjitha gjasave vazhdon të jetë në koma. Pavarësisht se zëra të ndryshëm kanë aluduar se Shumaker edhe mund të jetë ndarë nga jeta një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

E vetmja gjë që është e konfirmuar është fakti se familja e ish-pilotit është në gjendje të vështirë ekonomike për shkak të shpenzimeve të mëdha që janë bërë për shëndetin e tij.

Showbiz
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti