SKANDALOZE/Fëmija 6-vjeç shikon porno në prani të prindërve në mes të ditës

images-1

Një video e turpshme eshte publikuar nga JOQ.al, ku vihet re një fëmijë i vogël që mban në dorë një aparat celular dhe është shumë i përqendruar në të. Fëmija ndodhet i ulur në sediljet e një urbani dhe pranë tij ndodhen prindërit.

Nuk është hera e parë që shikojmë fëmijë të mbajnë celularë në duar, pasi edhe prindërit e gjejnë si një zgjidhje të thjeshtë për të shpëtuar nga pyetjet apo kërkesat e shumta të fëmijëve.

Mirëpo, e çuditshmja dhe e turpshmja me këtë fëmijë të moshës 6-vjeçare është se ai shikon video me pullë të kuqe, porno, në mes të ditës, shumë pranë prindërve të tij e për më tepër, askush nuk e çan kokën të shqetësohet nga zëri i lartë në sfond.

Fëmija shikon i habitur imazhet erotike dhe duket sikur ka ngecur tek ato. A u ka thënë dikush këtyre prindërve se pornografia është e ndaluar tek vogëlushët, pasi ndikon negativisht në zhvillimin e tyre psiko-emocional? A është i përgatitur një fëmijë 6-vjeçar për të parë të tilla skena? Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e tij, kur e nis jetën me të tilla pisllëqe në duar?

Disa prindër thjeshtë nuk e meritojnë të quhen të tillë.

Kuriozitete
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti