Me siguri nuk do ta anashkaloni më mëngjesin pasi të lexoni këtë artikull! (Foto)

men_1493271849-5844794

Të gjithë e kemi dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por a e dini përse? 

Bright Side ka zbuluar disa informacione interesante në lidhje me këtë vakt, që do t’ju ndihmojnë të kuptoni rëndësinë e tij dhe mos ta anashkaloni kurrë më.

Mëngjesi ju ndihmon të bini në peshë

Njerëzit që zakonisht e anashkalojnë vaktin e mëngjesit kanë 50% më shumë gjasa që të bëhen obezë.

Mëngjesi përmirëson performancën intelektuale

Ngrënia e mëngjesit rrit në fakt nivelet e përqendrimit dhe përmirëson kujtesën e aftësi të tjera mendore.

Mëngjesi është një vlerë e mirë ushqyese për të nisur ditën

Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit që e konsumojnë mëngjesin ushqehen më shëndetshëm.

Mëngjesi riaktivizon metabolizmin

Pas të zgjoheni, duhet të hani një mëngjes të mirë për të shpejtuar metabolizmin dhe nxitur procesin e djegies së dhjamit.

Mëngjesi ndihmon për të lehtësuar ankthin

Nëse keni ngrënë një mëngjes të mirë, nuk do të jeni shumë të uritur dhe kështu nuk do ta teproni me vaktin e drekës.

Mëngjesi përmirëson performancën atletike

Mëngjesi siguron vitamina dhe lëndë të ndryshme ushqyese. Kështu ju do të ndiheni plot me energji dhe gati për t’u stërvitur dhe djegur të gjitha depozitat dhjamore.

Ngrënia e mëngjesit ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve

Një dietë e shëndetshme, që përfshin edhe ngrënien çdo ditë të mëngjesit, ndihmon për të ulur rrezikun e hipoglicemisë dhe diabetit.

Mëngjesi përmirëson humorin

Është e faktuar. Edhe pse mund të duket e çuditshme, marrja e lëndëve ushqyese në mëngjes ju bën të ndiheni më të lumtur.

Ngrënia e mëngjesit mbron zemrën

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak.

Vakti i mëngjesit forcon marrëdhëniet në familje

Ngrënia e mëngjesit bashkë është një mënyrë e mirë për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Prandaj, në vend që të anashkaloni mëngjesin, shijojeni këtë moment.Burimi: Bright Side.

 

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti