Ishulli i Sazanit, destinacion për t’u zbuluar në Vlorë

saza2

Eksplorimi turistik i ishullit të Sazanit në Vlorë, tashmë do të ofrohet edhe me guida të certifikuara për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e një turi njëditor.

Me rastin e hapjes së ishullit të Sazanit, nga muaji maj, ju mund të bëheni pjesë e një udhëtimi që deri tani ka qenë një “enigmë e pazbuluar”.

Udhëtimi organizohet me anije turistike që ofrojnë lundrimin në ishull si dhe udhërrëfyes lokal të çertifikuar ( Migen Xhelo nga Exploring Albania ), për të njohur në detaje ishullin e Sazanit.

Nisja bëhet nga Porti i Vlorës dhe programi turistik parashikon vizitën në ishullin e Sazanit (ish godinat e vjetra të bazës ushtarake) dhe Gjirin e Shën Kollit

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti