Këto dy bukuroshe shqiptare po i vënë 'flakën' plazheve të Dhërmiut!

pan

Oriola Marashi dhe Elena Lika, dy nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme të momentit, kanë ngritur temperaturat këtë fundjavë në plazhin e Dhërmiut.

Vajzat janë fotografuar nga paparaci i “Panorama” në shoqërinë e Endrit Mërtirit, fotografit të njohur, i cili ka kohë që punon me dy modelet. Mesa duket, këto janë edhe dy nga modelet e preferuara të Endritit, ndërkohë që me Elenën ka një lidhje sentimentale.

Shërbimet fotografike me foto fustanesh nusërie kanë qenë të shumta për dy modelet këtë verë dhe nuk kanë munguar udhëtimet në plazhet e bukura të Italisë e shumë foto të bukura, të realizuara si gjithmonë nga Mërtiri. Duket se vajzat kanë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Ato i shërbejnë njëra-tjetrës duke u lyer me krem apo duke i sistemuar rrobat e banjos. Një gjë tjetër që bie në sy në këto foto paparaci të siguruara nga “Panorama”, është që fotot artistike të vajzave janë superreale. Ne këtu kemi mundësi të shohim linjat e tyre realisht si janë dhe duhet thënë se vajzat janë perfekte, pa asnjë nevojë modifikimi në fotoshop./Panorama/

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti