Merr flakë automjeti në aksin Novoselë - Vlorë

polvlor

Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Novoselë - Vlorë, tek mbikalimi në Panaja , ka marrë flakë një mjet.

Policia sëbashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i policisë ka rezultuar se ka qënë mjeti tip ''Ford Focus'', me targë AA 875 NV, i djegur pothuajse pjesërisht, me drejtues mjeti shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Risili, Vlorë.

Nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti