Kërkohej nëpër të gjithë Europën, arrestohet në Vlorë.

auto_porti_vlore_21482409540

Një 52-vjeçar  është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

“Më datë 8 tetor 2017, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Bardhul Myrselaj, 52 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tiranë pasi Interpol Roma, Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ‘Trafik droge’”, sqaroi policia.

Shtetasi Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të Policisë së Fierit.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti