Soue ka një problem, e zbulon Mark Iuliano

soue-1Partizani luan nesër me Teutën në Durrës dhe sot ka dalë para medieve trajneri Mark Juliano, i cili ka folur për përgatitjet gjatë kësaj periudhe dhe atmosferën në skuadër por edhe per sulmuesin e Skenderbeut Soue.

“Nuk parashikoj dot se çfarë ndodh po nuk morëm rezultat ndaj Teutës. Kemi bërë disa ndeshje të mira, por na ka munguar goli. Kjo është gjëja që na preokupon. Jam këtu për të punuat dhe lojtarët për të marrë këshillat e mira. Duhet të përmirësojmë ato gjëra që nuk kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe ta pasqyrojmë në ndeshjet e radhës me Teutën.

Përgjegjësia ime është t’i vendos lojtarët në kushtet më të mira të mundshme për të dhënë maksimumin e vet. Krijojmë raste, por nuk arrijmë t’i konkretizojmë, kjo është pikë ku duhet të përmirësohemi”.

Soue Është një lojtar që e kam pasur më parë në skuadër, në Itali. Tani po ecën mirë, kur e kisha unë kishte disa probleme, nuk mund të stërvitej në fushë me bar artificial.

Duke qenë se Partizani stërvitet vetëm në bar sintetik, Soue do të kishte probleme. Nga merkatoja nuk do të ndryshoja gjë, thjesht do të ndryshoja vetëm rezultatet, po ta kisha në dorë.

Sport
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti