Çfarë ndodhi në 3 takimet e orës 14:00?

vllaznia-flamurtariJanë mbyllur tre ndeshjet e patra të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Kukësi e kishte detyrim fitoren në Lushnje dhe për të arritur tek ajo i është dashur punë, pasi verdhejeshilët i janë afruar golit në disa raste me Papën, por i ka ndalur traversa, ashtu si Rrumbullakun në pjesën e parë.

Lushnjarët prej minutës së 47 luajnë me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të portierit Spaho, por gjithsesi ata vijojnë të sulmojnë. Ndeshja u zhbllokuar nga një “perlë” e Sindrit Gurit, që me një goditje nga jashtë zonës mposhti Bejten.

Dy minuta më pas ishte Alijev që u zhbllokua, duke realizuar me kokë golin e sigurisë. Meto e Papa mund të rihapnin takimin për vendasit, por Koliçi ishte në lartësinë e duhur dhe kampionët morën tre pikë me vlera./Sportal.al/

Sport
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti